Derbi i shqiptarëve

Futboll

Derbi i shqiptarëve

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 18:49
Foto ilustrin

Java e dytë e kampionatit italian do të sjellë përballje interesante dhe janë dy ndeshje ku të shumtë janë lojtarët shqiptarë nëpër skuadra.

Frozinone do të presë në shtëpi Atalantën, aty ku Gjimshiti do ta nisë nga minuta e parë takimin.

Nga ana tjetër, Marvin Çuni është lënë në stol, teksa në tribunë është Kalaj për shkak dëmtimi.

Ndërkohë, Monza do të presë në shtëpi Empolin e Ismajlit dhe Shpendit.

Trajneri Zaneti ka preferuar titullar vetëm mbrojtësin Ismajli, teksa nga stoli do ta nisë Shpendi që u bashkua me Empolin pak ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat