Evertoni siguron sulmuesin e Udineses, Kai Jorge drejt friulanëve

Futboll

Evertoni siguron sulmuesin e Udineses, Kai Jorge drejt friulanëve

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 12:03
Kai Jorge

Evertoni siguron sulmuesin e Udineses, Kai Jorge drejt friulanëve!

Norberto Bercique Gomes Betuncal, i njohur shkurt me emrin Beto, sulmues portugez 25-vjeçar të cilin Udinese e bleu te Portimonense në vitin 2021, ka udhëtuar mbrëmë drejt Anglisë dhe sot do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në Liverpool, për të hedhur më pas firmën në kontratën që do ta lidhë me Evertonin.

Klubi nga Merseyside ka pranuar të paguajë pak më shumë se 30 milionë euro për të. Beto kishte klauzolë largim prej 35 milionë eurosh.

Udinese humbet golashënuesin e saj më të mirë, por friulanët janë në bisedime me Juventusin për të siguruar nënshkrimin, në formë huazimi gjatë një sezoni, të 21-vjeçarit brazilian Kaio Jorge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat