Elbasani zyrtarizon sulmuesin nigerian

Futboll

Elbasani zyrtarizon sulmuesin nigerian

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 13:36
Bobby Clement

Objektivi i Elbasanit në këtë sezon është i qartë teksa drejtuesit dhe trajneri Nevil Dede e kanë theksuar në më shumë se një rast se mendojnë vetëm për t’u rikythyer në Superiore.

Pas vitesh në inferiore, Elbasani kërkon t’i rikthehet elitës teksa drejtuesit kanë bërë një merkato me emra të njohur dhe me shumë eksperiencë.

I fundit që prezantohet te verdheblutë është Bobby Clement.

Sulmuesi nigerian është prej disa ditësh pranë skuadrës, por tashmë prezantohet zyrtarisht teksa pritet që 25-vjeçarit t’i besohet reparti ofensiv.

Clement në të kaluarën ka pasur eksperienca në Nigeri, Emiratet e Bashkuara dhe së fundmi në Liban ku ishte pjesë e skuadrës së Shabab Sahel.

Më herët te Elbasani janë prezantuar emra si Bruno Telushi, Ardit Hoxhaj, Bedri Greca, Edon Hasani, Rami, Karakaçi e Idrizaj.

"Sulmuesi shtatlartë vjen në Shqipëri pas eksperiencave në kategoritë elitare të Nigerisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe së fundmi në Liban", njofton FC Elbasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat