Rrahmani shpërblehet nga tifozët e Rapidit

Futboll

Rrahmani shpërblehet nga tifozët e Rapidit

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 13:43
Rrahmani

Albion Rrahmani nisi menjëherë që të lë gjurmë te Rapidi Bukureshti, duke fituar kështu edhe zemrat e tifozëve.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu në debutimin e tij, duke qenë vendimtar me dy gola në fitoren 3:5 ndaj U Craiovas.

Kësisoj, Rrahmani u zgjodh si lojtari më i mirë në këtë ndeshje me votat e tifozëve të Rapidit. Kështu u njoftua këtë të diel nga klubi rumun.

Ai mori 42% të votave, po aq edhe Funsho, por autori ish-sulmuesi i Ballkanit kishte disa vota më shumë, 1102, krahasuar me 1085.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat