Salah mund ta luajë sot ndeshjen e fundit për Liverpoolin

Futboll

Salah mund ta luajë sot ndeshjen e fundit për Liverpoolin

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 14:38
Ylli i Liverpool, Mohamed Salah

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah thuhet se do të largohet nga klubi pas ndeshjes së së sotme kundër Newcastle United.

Mohamed Salah do të luajë ndeshjen e tij të fundit me Liverpool sot para se të largohet nga klubi, sipas raportimeve të shumta të mediave nga Arabia Saudite. Pretendohet se egjiptiani do të largohet për t'iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të përfunduar një transferim në Al-Ittihad menjëherë pas ndeshjes.

Liverpooli tashmë ka shitur dy lojtarë në Ligën Pro Saudite këtë verë. Jordan Henderson dhe Fabinho u lejuan të largohen nga “Anfield Road” pas ofertave me shifra të larta, përcjellë KosovaPress.

Dhe duket se Salah mund t'i ndjekë së shpejti ata. Kanali sportiv i Arabisë Saudite Riyadiyatv pretendon se anësori do të përfundojë një lëvizje në Al-Ittihad.

Raportohet se Salah do të luajë për Liverpoolin në ndeshjen e tyre në St James' Park përpara se të fluturojë për në Dubai për t'iu nënshtruar testeve mjekësore. Al-Ittihad rriti interesin e tyre për Salah këtë javë dhe tani duket se është afër sigurimit të një marrëveshjeje.

Raporti thotë se Al-Ittihad vendosi ditën e hënë si afatin e fundit për të zbuluar nëse një marrëveshje për Salah ishte e mundur. Duket se ka gjithnjë e më shumë gjasa që ata të jenë të suksesshëm në përfundimin e kësaj marrëveshje.

Humbja e Salah në këtë pikë të afatit kalimtar do të ishte një goditje e rëndë për Liverpool-in. Sulmuesi ka shënuar 187 gola për klubin në 307 paraqitje që kur u transferua nga Roma në 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat