Tirana debuton me derbi në Superiore

Futboll

Tirana debuton me derbi në Superiore

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 14:57
Tirana

Tirana luan sot ndaj Dinamos dhe nuk ka vetëm objektivin për të fituar titullin kampion.

Bardheblutë do të luajnë edhe për një grusht të madh parash. Janë 1.5 milionë euro minimalisht në lojë që duhet të fitojnë nënkampionët nëse ngrenë trofeun e 27-të.

Duke filluar nga 100 mijë euroshi i titullit që jep federata, për të mos harruar 150 mijë eurot e bashkisë dhe 150 mijë të tjera që mund të fitojë nga e drejta TV. Për të mos u harruar zëri i biletave që për një sezon shkon 300 mijë euro.

Shto këtu edhe 820 mijë euro që fiton një skuadër minimalisht nga Europa, titulli kampion vlen 1.5 milionë euro. Një shumë goxha e madhe për një skuadër shqiptare.

Po te Tirana titulli këtë sezon është detyrim për skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat