Dukagjini për pikët e para, Liria për fitore

Futboll

Dukagjini për pikët e para, Liria për fitore

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 15:17
Liria

Dukagjini dhe Liria përballen në kuadër të rrethit të tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “18 qershori” në Klinë.

Dukagjini që sezonin e kaluar siguroi një vend në Ligën e Konferencës, këtë edicion nuk e ka nisur mbarë, pasi në dy takimet e para ka pësuar humbje.

Në anën tjetër, rikthimi i Lirisë në elitën e futbollit kosovar nuk ka qenë pozitiv, pasi kanë një barazim dhe një disfatë.

Liria: Shala, Topalaj, Zenunaj, Megameno, Dube, Beseni, Likaj, Stafa, Tjiueza, Rexhepi, Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat