Luke Shaw i dëmtuar

Futboll

Luke Shaw i dëmtuar

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 16:12
Luke Shaw

E ardhmja e mbrojtësit Marcos Alonso mund të jetë larg Barcelonës. Sipas katalanases “Mundo Deportivo”, spanjolli ka përfunduar në radarët e Manchester United-it.

32-vjeçari mund të debutojë në sezonin e ri në ndeshjen kundër Villareal-it pasi klubi është duke mbyllur procedurat për regjistrimin e tij në La Liga.

Megjithatë, e ardhmja e lojtarit duket e paqartë dhe ekziston mundësia për një largim të mundshëm nga Barça.

United është duke kërkuar një alternativë për Luke Shaë dhe pas interesimit për Marc Cucurellan, “Djajtë e Kuq” kanë hedhur sytë edhe nga Alonso. Për spanjollin, Premier Liga është një “habitat” i njohur pasi më përpara ka luajtur për Bolton, Sunderland dhe së fundmi Chelsean.

Alonso u transferua tek Barcelona vitin e kaluar si pjesë e tratativës për kalimin e Pierre-Emerick Aubameyang në “Stamford Bridge”. Por aventura e 32-vjeçarit në Katalunjë nuk ka shkuar sipas planeve.

Prandaj mbrojtësi mund t’i japë lamtumirën klubit pas vetëm një sezoni. Futbollisti ka zhvilluar në total 24 ndeshje në La Liga me katalanasit dhe ka shënuar 1 gol ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar tek Chelsea në periudhën 2016-2022 ku ka bërë 212 paraqitje dhe ka shënuar 29 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat