Gafë e trajnerit

Futboll

Gafë e trajnerit

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 16:18
Mauricio Pochettino

E bujshme në konferencë për shtyp nga trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino.

Trajneri po fliste për sfidën e Premier League të fituar kundër Luton, kur një pyejte e ka befasuar.

Gazetari e ka pyetur pse nuk ishin të pranishëm Malang Sarr dhe portieri Jamie Cumming dhe ai është vënë në vështirësi. Pak sekonda më mbrapa, ka thënë:

“Kush? Kush janë ta të dy? Sarr dhe tjetri… Jamie?

Nuk di çfarë të të them, më ke kapur në befasi dhe të papërgatitur”, ka deklaruar trajneri i Chelsea-t.

Një konferencë për shtyp e habitshme, që pritet të mbetet në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat