Shala: Sot treguam që mund të mposhtim skuadrat në Superligë

Futboll

Shala: Sot treguam që mund të mposhtim skuadrat në Superligë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 18:51
Shala

Fushë Kosova ka pësuar edhe humbjen e dytë në elitën e futbollit kosovar Albi Mall Superligë.

Të rikthyer në elitë, Fushë Kosova pësoi humbjen e dytë në po aq ndeshje, pasi u mposht nga Llapi me rezultat 1-2.

Përkundër që bën një ndeshje të mirë, vendasit pësuan humbje dhe kjo e ka zhgënjyer trajnerin e Fushë Kosovës, Burim Shalën.

“Një gabim i papritur në ndërtim të aksionit kushtoi dhe e humbëm e lojën.

Jam i zhgënjyer me rezultat pasi nuk e merituam këtë humbje”.

“Është xhiro e tretë, do të punojmë më shumë.

Por sot treguam që mund të mposhtim skuadrat në Superligë.

Na mbetet të punojmë më shumë”, ka thënë Shala..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat