Bayerni pa fije mëshire për Augsburgun e shqiptarëve 

Futboll

Bayerni pa fije mëshire për Augsburgun e shqiptarëve 

Nga: K. G. Më: 27 gusht 2023 Në ora: 19:25
Pamje nga ndeshja

Bayerni ashtu siç pritej ka fituar derbin e Bavarisë.

Skuadra e Bayernit ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Ausgburgut, në takimin e javës së dytë në kampionatin gjerman.

Është fitorja e dytë për bavarezët, kësaj radhe duke iu falënderuar golave të Uduokhai (32' - autogol), Kane (40'-nga penalltia e 69').

Për Augsburgun shënoi Beljo (86’).

Është goli i tretë futbollistit Harry Kane në fanellën e Bayernit në edicionin e ri.

Elvis Rexhbeçaj dhe Mërgim Berisha u paraqitën titullarë për Augsburgun.

Rexhbeçaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të.

Berisha u zëvendësua në minutën e 66-të.

Bayerni renditet në vend të dytë me 6 pikë e goldallim 7:0 dhe Augsbzurg është i 12-ti me 1 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat