Estonezët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen BATE Borisov – Ballkani

Futboll

Estonezët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen BATE Borisov – Ballkani

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 14:12
Lojtarët e Ballkanit

Ballkani do të zhvillojë këtë javë ndeshjen e kthimit ndaj BATE Borisov, në kuadër të fazës së “Play-Offit” në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës janë shumë afër për ta përsëritur suksesin e vitit të kaluar, për të siguruar pjesëmarrjen në grupet e kësaj gare.

Ballkani e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 4:1.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten (31 gusht), në Mezokovesd të Hungarisë.

UEFA ka zbuluar se gjyqtarë nga Estonia do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje

Juri Frischer do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Veiko Motsnik dhe Sander Saga do të jenë ndihmësit e tij.

Kristo Kulljastinen është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat