Neuer është rikthyer në stërvitje, nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion të Tuchel

Futboll

Neuer është rikthyer në stërvitje, nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion të Tuchel

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 18:44
Neuer

Manuel Neuer u rikthye sot në stërvitje me pjesën tjetër të portierëve të Bayern Munich, për herë të parë që nga lëndimi i rëndë që pësoi dhjetorin e kaluar, kur theu këmbën e djathtë gjatë skijimit.

Portieri 37-vjeçar po hyn në fazën e fundit të rikthimit, megjithëse ende nuk ka një datë të qartë se kur do të jetë në dispozicion të Thomas Tuchel.

Bavarezët zëvendësuan Neuerin në janar me Jan Sommer, të cilin e blenë nga Gladbach, por në fillim të këtij muaji portieri zviceran u huazua te Interi.

Kështu, deri në rikthimin e Neuerit, Sven Ulreich është portier kryesor, ndërsa si alternativë, Bayern ka blerë izraelitin Daniel Peretz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat