O’Connell dëshiron që njëri nga dy yjet e Kosovës t’i bashkohet Evertonit

Futboll

O’Connell dëshiron që njëri nga dy yjet e Kosovës t’i bashkohet Evertonit

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:09
Vedat Muriqi

Ruairi O’Connell dëshiron që njëri prej futbollistëve të Kosovës të bëhet pjesë e klubit tij të zemrës, Evertonit.

Ai zbuloi se dëshira e tij është që me fanellën e klubit anglez të sheh Vedat Muriqin ose Edon Zhegrovën.

“Përkufizimi i shpresës së dëshpëruar është se sa herë që shoh një titull të transferimit të Everton, një pjesë e imja ende fshehurazi mendon se ka një shans që mund të jetë Vedat Muriqi ose Edon Zhegrova….”, shkroi ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Ndryshe, Muriqi është pjesë e Mallorcas në Spanjë, kurse Zhegrova pjesë e Lille në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat