Shpërthen ndaj Lukakut

Futboll

Shpërthen ndaj Lukakut

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:15
Lukaku

Ish-mbrojtësi i Interit, Daniele Adani ka folur për largimin e Romelu Lukakut nga klubi zikaltër.

Ai është shprehur se ndjehet i zhgënjyer nga ai si person.

“Të them të drejtën kujtoja se Lukaku ishte një njeri me vlera, një njeri i fjalës.

Por në 2-3 vitet e fundit kam vënë re që ka ndryshuar shpesh mendim e qëndrim, duke u udhëhequr nga interesat momentale.

Ka zhgënjyer shokët e skuadrës, tifozët dhe drejtuesit te Interi.

Jam shumë kurioz ta dëgjoj të flasë e të shoh çfarë do të thotë, por kam mbetur i zhgënjyer nga ai si person”, u shpreh Adani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat