​Milani refuzon ofertën e Chelseat për Kalulu

Futboll

​Milani refuzon ofertën e Chelseat për Kalulu

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:36
Pierre Kalulu

Bayern Munich po kërkon të marrë Pierre Kalulun për të zëvendësuar objektivin e Interit, Benjamin Pavard, por Milani thuhet se nuk ka ndërmend ta shesë francezin.

“Nerazzurrët” kanë rënë dakord prej kohësh me Pavard, por gjigantët bavarez e kanë bërë të qartë se ata nuk do të nënshkruajnë transferimin e tij prej 32 milionë euro në kryeqytetin e Lombardisë derisa të sigurojnë një zëvendësim.

Kalulu doli si një objektiv kyç për Bayernin, i cili shpreson të nënshkruajë me 23-vjeçarin në një marrëveshje huazimi me opsion të blerjes, por pak kohë ka mbetur deri në fund të afatit kalimtar veror.

Siç raportohet nga Tuttosport, Milani nuk ka ndërmend të pranojë ofertën e bavarezëve për huazim dhe se do të ulej për të biseduar vetëm për një ofertë rreth 35 milionë euro.

Stefano Pioli e konsideron mbrojtësin francez një pjesë thelbësore të skuadrës së tij dhe vonesa e interesit të gjigantit të Bundesligës e bën tepër të vështirë gjetjen e një zëvendësuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat