Inzaghi: Djemtë ishin fantastikë

Futboll

Inzaghi: Djemtë ishin fantastikë

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:39
Inzaghi

Simone Inzaghi shijon fillimin e shkëlqyer të sezonit me Interin, me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para në Serie A.

“Djemtë ishin shumë mirë, e interpretuan mirë që në minutën e parë ndeshjen.

Duhej një qasje e shkëlqyer, ndaj një ekipi shumë të motivuar për herë të parë para tifozëve të tyre pas rikthimit në Serie A. Djemtë ishin perfekt”, tha Inzaghi pas ndeshjec Cagliari-Inter e cila përfundoi me shifrat 0-2 për zikaltërit.

Inzaghi gjithashtu bëri edhe një koment për Romelu Lukaku, me belgun që pothuajse është lojtar i Romës.

“Ata bënë një nënshkrim të shkëlqyer, rikthimi i tij është i mirë për futbollin italian. Jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam dhe me familjen e Interit.

Lautaro? Ai është rritur shumë gjatë dy sezoneve të mia me Inter, ai është gjithnjë e më i përgjegjshëm dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me mënyrën tonë të futbollit.

Thuram? Ai luajti shumë mirë, erdhi 40 ditë më parë dhe punoi shumë seriozisht që në fillim. U fut shpejt, e kupton mirë lojën. Do të doja të shënonte, e meriton për punën që ka bërë.

Jam shumë i lumtur që jam trajner i kësaj skaudre dhe që kam këta tifozë të mëdhenj.

Përgjegjësia është e madhe, por gjithsesi në këto dy vite kemi fituar titur dhe kemi arritur objektivat që kemi pritur për kaq vite”, është shprehur trajneri i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat