Onana rikthehet në Kombëtaren e Kamerunit

Futboll

Onana rikthehet në Kombëtaren e Kamerunit

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 15:23
Portieri i Manchester United, Andre Onana

Portieri i Manchester United, Andre Onana, është përfshirë në skuadrën e Kamerunit për ndeshjen e tyre të ardhshme, tetë muaj pasi ai u tërhoq nga kombëtarja.

27 -vjeçari i kishte dhënë fund detyrës së ekipit kombëtar pas Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar, pas një përplasjeje me trajnerin Rigobert Song.

Portieri u dërgua në shtëpi përpara ndeshjes së fundit në grupet e Botërorit të Katarit, ku e mposhtën Brazilin, por nuk arritën të kualifikoheshin në fazën eliminatore të turneut.

Kameruni përballet me Burundin në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Kombeve Afrikane më 12 shtator dhe e di se duhet të shmangë humbjen nëse duan të kualifikohen tutje.

Rikthimi i mundshëm i Onanës në kombëtare mund të jetë një goditje për United përpara turneut të riplanifikuar të Kupës së Kombeve Afrikane të vitit të ardhshëm në Bregun e Fildishtë.

Nëse Kameruni kualifikohet, atëherë Onana do të humbasë një numër ndeshjesh në fillim të vitit të ardhshëm, me turneun që do të zhvillohet nga 13 janari deri më 11 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat