Mesfushori i Interi: Kemi krijuar një grup të bukur dhe me karakter

Futboll

Mesfushori i Interi: Kemi krijuar një grup të bukur dhe me karakter

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 18:21
Calhanoglu

Inter e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të ri të Serie A, teksa zikaltërit e trajnerit Simone Inzaghi koleksionojnë gjashtë pikë të plota në dy javët e para.

Hakan Calhanoglu, një nga liderët e Interit skuadra do të kërkojë të shmangë gabimet e sezonit të kaluar ndërsa shtoi se ndjehet mirë në rolin e “regjizorit”.

“Fituam një ndeshje të vështirë ndaj Cagliarit, në transfertë kundër tyre nuk është asnjëherë e lehtë. Jemi shumë të lumtur për këtë start që i kemi bërë sezonit, duam të shmangim gabimet e vitit të kaluar.

Sa i përket rolit të ri në fushë, jam i kënaqur. Më pëlqen të luaj në qendër të mesfushës, kontrolloj topin dhe shërbej më shumë shokët e skuadrës.

Edhe lojtarët e rinj janë përshtatur shpejt, si të rinjtë ashtu edhe më të vjetrit, kanë një karakter shumë të fortë. Është një grup i bukur. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Fiorentinës. Kemi kohën e duhur në dizpozicion për të rikuperuar energjitë dhe do të kërkojmë fitoren”, u shpreh lojtari turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat