Berishës i anulohet goli, Galatasaray në fazën e grupeve të Champions League!

Futboll

Berishës i anulohet goli, Galatasaray në fazën e grupeve të Champions League!

Nga: K. Goca Më: 29 gusht 2023 Në ora: 23:06
Pamje nga ndeshja

Galatasaray pas katër viteve rikthehet në fazën e grupeve në Champions League. 

Gjiganti turk me mund të madh është kualifikuar në fazën e grupeve.

Ballafaqimi në Stamboll mes Galatasaray dhe Mode nga Norvegjia, ka përfunduar me rezultat 2:1 në favor të skuadrës turke

Galatasaray edhe takimin e parë e ka fituar me 3:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:3 kualifikohet më tej.

Në minutën e 81-të, Veton Berishës së Moldes i anulohet goli për shkak të pozitës jashtë loje (pasi u shikua nga sistemi VAR). Berisha u aktivizua nga minuat e 76-të.

Për Galatasarayn shënuan Icardi (7’-nga penalltia); Angelino (90+3') dhe për Molden realizoi Hestad (66').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat