Shoqata e futbollistëve profesionistë i tregojnë Kompanys se sa i rëndësishëm është Aro Muric

Futboll

Shoqata e futbollistëve profesionistë i tregojnë Kompanys se sa i rëndësishëm është Aro Muric

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 23:39
Aro Muric

Arijanet Muric ka qenë ndër më meritorët që Burnley është rikthyer në elitën e futbollit anglez.

Portieri kosovar ka pasur paraqitje të shkëlqyera në Championship dhe Burnley arriti të futet në Premier League si kampion.

Megjithatë Aros i është bërë padrejtësi, pasi Burnley ka blerë James Trafford dhe reprezentuesi ynë ka mbetur në bankën rezervë nga trajneri Vincent Kompany.

Shoqata e futbollistëve profesionistë në Angli ka zgjedhur formacionin e sezonit të kaluar në Championship.

Aro është në formacionin e sezonit së bashku me bashkëlojtarët e tij si Roberts e Maatsen në mbrojtje si dhe Tellan e Brownhill në mesfushë.

Mbetet të shihet nëse Kompany do të reagoj dhe do t’ia jap fanellën e titullarit portierit i Kosovës pasi James Trafford në dy ndeshjet e para ka pasur paraqitje të tmerrshme duke i pësuar gjashtë gola dhe Burnley nuk ka asnjë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat