Liverpool pret një përgjigje nga Salah

Futboll

Liverpool pret një përgjigje nga Salah

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 14:09
Salah

E ardhmja e Mohamed Salah është ende në dilemë, pasi sulmuesi egjiptian ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga Arabia.

Edhe pse drejtuesit e trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, janë shprehur se nuk ka asnjë shans që Salah të largohet, sërish ka paqartësi, pasi merkato në Arabi mbyllet me vonesë e gjithçka mund të ndodhë përetj 1 shtatorit.

Për pasojë, te “reds” janë duke marrë masat për të mos mbetur zbuluar në rast se Salah largohet drejt skuadrës arabe të Al-Ittihad.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e Liverpool pret të mësojë fatin e Salah deri ditën e premte, kur mbyllet merkato.

Në rast se egjiptiani largohet, atëherë në “Anfield” do të vijë sulmuesi i talentuar portugez Joao Felix, që është nën kontratë me Atletico Madrid, por nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon. Ekipi spanjoll pret ta sistemojë diku tjetër, por deri më tani nuk ka patur sukses.

Kështu, përveç Barcelona e Arabisë Saudite edhe Liverpool është vënë në ndjekje të Joao Felix, për ta patur në skuadër në rast se largohet Salah. 23-vjeçari luajti edhe 6 muajt e fundit në Premier League, me Chelsea, ndaj mund të provojë sërish një aventurë në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat