Dy lojtarë nga Kosova në kombëtare të Shqipërisë

Futboll

Dy lojtarë nga Kosova në kombëtare të Shqipërisë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:28
Arbnor Muja

Dy futbollistë nga Kosova priten të janë në listën e selektorit të kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho.

Është fjala për Mirlind Dakun që luan për ekipin rus Rubin Kazan dhe Arbnor Muja në Antwerp të Belgjikës. 

“Kombëtarja e Shqipërisë kishte planifikuar ta publikonte listën për ndeshjet e shtatorit dje, por po pritet që Federata ta rregullojë dokumentacionin e Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës në FIFA. 

Të dy pritet të jenë në grumbullim te selektori brazilian Sylvinho”, ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat