Callum Hudson-Odoi bëhet me ekip të ri

Futboll

Callum Hudson-Odoi bëhet me ekip të ri

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:35
Callum

Nottingham Forest po afrohet me Callum Hudson-Odoi pasi janë në bisedime të avancuara me Chelsea për një lëvizje, sipas The Athletic.

Një publikim i Athletic raporton se negociatat e Nottingham me Chelsea janë në rrugë të mbarë dhe ka shumë gjasa që anglezi të largohet nga “blutë”.

Mesfushori 22-vjeçar ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Chelsea dhe nuk është në planet e Mauricio Pochettino për sezonin e ri.

Sezonin e kaluar kujtojmë se ai luajti në formë huazimi te Leverkusen, duke regjistruar 21 paraqitje me një gol dhe një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat