Pas Pavard kërkohet dhe mesfushori i Bayernit

Futboll

Pas Pavard kërkohet dhe mesfushori i Bayernit

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:39
Gravenberk

Merkato e Interit duket se nuk është mbyllur vetëm me transferimin e Benzhamë Pavard, me zikaltrit që duket se kërkojnë të kryejnë dhe një transferim të fundit përpara se të mbyllet çdo gjë.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, zikaltrit janë vënë në ndjekje të mesfushorit holandez, Rajan Gravenberk.

21-vjeçari nuk pati shumë hapësira me bavarezët sezonin e kaluar dhe për këtë arsye prej kohësh mendon largimin.

Interi kërkon të përfitojë nga kjo situatë, duke parë që Inzagi kërkon dhe një tjetër mesfushor në skuadër, pasi Sensi nuk garanton siguri përgjatë sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat