FIGC, gati kundërofensiva ndaj Mancinit

Futboll

FIGC, gati kundërofensiva ndaj Mancinit

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:40
Mancini

Të hënën prezantimi si trajner i ri i Arabisë Saudite, dje ‘vizita’ e Cristiano Ronaldos. Roberto Mancini tashmë është rehat në detyrën e tij të re, por në Itali janë ndezur polemikat dhe diskutimet për lamtumirën e tij nga kombëtarja axurre. Lamtumira e tij befasoi shumë, por jo të gjithë.

Gabriele Gravina, numri një i FIGC duhej të ndërmerrte veprime në mesin e gushtit për zëvendësuesin, duke “graduar” Luciano Spallettin. Tani, kreu i futbollit italian mund ta detyrojë “Mancio” të paguajë dëmshpërblim. Si? Kërkimi nga ish-trajneri i rimbursimit për ndërprerje të njëanshme të kontratës. Për këtë, një rregull i FIFA-s e ndihmon Gravinën, mbron çdo klub apo ekip kombëtar.

Daljet e fundit mediatike të Mancinit, përfshirë postimet në rrjetet sociale, sigurisht që nuk kanë favorizuar një largim ‘të paqtë’ të ish-trajnerit axurr nga kombëtarja. Në fillim gjithçka shkoi mirë, më pas intervistat me ish-sulmuesin e Sampdorias mes akuzave dhe viktimizimit, kanë bërë vetë federata italiane të jetë nervoze.

Ajo tani do të kërkojë kompensim nga Mancini; një zgjedhje e lehtë për t’u imagjinuar, më shumë parimore sesa ekonomike. Prandaj, Mancini mund të detyrohet t’i paguajë një shumë ish-punëdhënësit të vet në bazë të një rregulli të FIFA-s, që thotë: çdo trajner është i lirë të japë dorëheqjen, por së pari duhet të bjerë dakord për metodën e largimit, qoftë edhe ekonomike, nga klubi ose ekipi përkatës kombëtar.

Në ditët në vijim, FIGC do të vendosë se çfarë do të bëjë. E sigurt është se në krahasim me momentin e dorëheqjes, marrëdhënia mes dy palëve të përfshira është gjithçka tjetër veçse e qetë. Kësisoji, skenari i një kërkese për dëmshpërblim të Mancinit është më konkret se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat