City refuzon ofertën

Futboll

City refuzon ofertën

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:42
Cole Palmer

Chelsea-t i është refuzuar një ofertë e papritur prej 35 milionë sterlinash (40 milionë euro) për sulmuesin e Manchester Cityt, Cole Palmer, përpara mbylljes së merkatos të premten.

Sipas Jacob Steinberg i The Guardian, Chelsea ka parë një ofertë prej 35 milionë £ për Palmer të refuzuar nga City pasi Mauricio Pochettino kërkon të kompletojë skuadrën e tij përpara mbylljes së merkatos.

Klubi ka nënshkruar tashmë me 10 lojtarë këtë verë, duke përfshirë Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson për repartin e sulmuit, por trajneri Mauricio Pochettino dëshiron të shtojë një tjetër sulmues.

Palmer është ende vetëm 21 vjeç, dhe ndërsa ai ka bërë 41 ndeshje për City-n deri më sot, vetëm 13 prej tyre kanë qenë si titullar.

Ai gjithashtu ka arritur të shënojë gjashtë gola dhe aktualisht është pas Erling Haaland dhe Julian Alvarez në hierarkinë e skuadrës, por duket se klubi nuk do ta shesë.

Tashmë ka pasur shumë largime nga Etihad këtë verë, me lojtarë si Riyad Mahrez, Mateo Kovacic dhe Aymeric Laporte që të gjithë janë larguar.

Ndërkohë, City është afër goditjes së radhës në merkato. Qytetarët kanë arritur marrëveshjen verbale me Wolves për Matheus Nunes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat