Lazio provon përsëri, Lotito përgatit ofertën për Bonucci

Futboll

Lazio provon përsëri, Lotito përgatit ofertën për Bonucci

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 16:15
Bonucci

Më e reja për të ardhmen e Leonardo Bonucci, sipas “Corriere dello Sport”, është se bisedimet mes Lazio dhe agjentit të tij Lucci rifilluan ditën e djeshme.

Është një pistë që duhet mbajtur nën vëzhgim deri në sekondën e fundit, pasi disa klube të tjera janë të interesuara për të nënshkruar me të.

Lotito ka gati një kontratë njëvjeccare, e cila do të përfshinte opsionin për një sezon të dytë në rast të kualifikimit të Lazios në Champions League.

Bonucci, i cili veshi fanellën e Juventusit për 12 sezone dhe bëri mbi 500 paraqitje për ta, ka gjithashtu një ofertë nga Genoa dhe Union Berlin në Gjeramni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat