Chiesa pëlqehen prej kohësh

Futboll

Chiesa pëlqehen prej kohësh

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 16:28
Chiesa

Prej shumë kohësh është folur për një sulm të mundshëm të ekipeve kryesore të Premier League ndaj yjeve të Juventus-it. Vlahoviq dhe Chiesa pëlqehen prej kohësh, por në të vërtetë duket se është edhe një emër tjetër që po merr formë për të ardhmen e afërt.

Liverpool dhe në veçanti Jurgen Klopp po monitorojnë paraqitjet e një prej talenteve që ka siguruar një vend si titullar në formacionin e Allegri-t, me paraqitje bindëse.

Flitet për Andrea Cambiase, mbrojtës krahu 23 vjeçqë vjen nga një sezon shumë i mirë në huazim te Bologna.

Mbrojtësi, i blerë një vit më parë nga Genoa për pak më shumë se 8 milionë euro, pëlqehet shumë nga Të Kuqtë. Por jo vetëm.

Sipas Fichajes.com, edhe Tottenham po mendon për blerjen e Cambiaso-s. Megjithatë, duket shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, që Juventus të vendosë të heqë dorë nga talenti i saj kur mungon shumë pak nga mbyllja e merkatos.

Cambiaso, në këtë fillim të sezonit, ka grumbulluar 136′ në fushë me 2 ndeshje dhe 1 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat