Januzaj rikthehet në Superligën turke?

Futboll

Januzaj rikthehet në Superligën turke?

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 16:59
Adnan Januzaj

Januzaj rikthehet në Superligën turke!

Pas një huazimi të shkurtër 6-mujor te turqit e Istanbul Basasksehir, “fantazisti” belg me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj u rikthyer te “spanjollët” e Sevilla, të cilët zotërojnë dhe kartonin e tij, mirëpo rikthimi nuk pritet të jetë i gjatë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, mesfushori 28-vjeçar do të huazohet sërish te turqit e Basaksehir, kësaj radhe për 1 sezon të plotë, pasi se “andaluzianët” spanjollë është shumë e vështirë për të, për të gjetur hapësira në formacionin titullar.

Januzaj pritet të udhëtojë këtë të mërkurë drejt Stambollit, ku fillimisht do të kryejë testet mjekësorë e më pas do të nënshkruajë kontratën e tij të re, me klubin që në 17 paraqitjet e sezonit të kaluar arriti të gjejë 3 herë rrugën e rrjetës, si dhe të asistojë në 3 raste të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat