Vllaznia në telashe

Futboll

Vllaznia në telashe

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 18:34
Vllaznia

Pas dëmtimeve të titullarëve si Ardit Krymi dhe Marko Juriç, një tjetër problem për Vllazninë para ndeshjes me Erzenin, që do të luhet të premten në stadiumin e Rrogozhinës, është ai me mbrojtësin maqedonas, Konstantin Çeshmedjiev.

“Panorama Sport” mëson se lojtarin e ka kapur një virozë dhe ka marrë ndihmën e shpejtë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai ka patur probleme shëndetësore të ardhura nga virozat e stinës dhe menjëherë ka marrë surume në urgjencën e spitalit. Më pas, në një gjendje jo të mirë, ka nisur regjimin e shtratit në banesën ku është akomoduar në Shkodër.

Mungesa e tij në stërvitje ka shtuar hallet për trajnerin Memelli, pasi Çeshmedjiev shihej si zëvendësuesi i Juriçit në qendër të mbrojtjes ndaj Erzenit.

Ndërkohë, dje u konfirmua se kroati do të qëndrojë të paktën 3 javë jashtë fushave, pasi rezultoi se ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat