Braktisi skuadrën para ndeshjes vendimtare

Futboll

Braktisi skuadrën para ndeshjes vendimtare

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 18:52
Kolo Muani

Randall Kolo Muani e ka të qartë rrugën që do të ndjekë në karrierën e tij teksa është i joshur nga ideja për t’u aktivizuar në Ligue 1 me Paris Saint-Germain.

Madje, sulmuesi nuk ka pritur as për miratimin e Eintracht Frankfurt (klubit që zotëron kartonin e tij) dhe nuk është paraqitur në stërvitjen e ditës së mërkurë ndërsa kishte prentoruar një fluturim me destinacion Parisin.

Lojtari braktisi gjermanët para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Levski Sofias në Play-Offin e Conference League, mirëpo trajneri i Frankfurt, Dino Troppmoller në konferencë për shtyp u shpreh se klubi është më i madh se individi.

“Nuk jam këtu për t’u ankuar, Eintracht Frankfurt është më i madh se një individ.

Nuk dua të flas shumë për Kolo Muanin dhe koha do ta tregojë nëse mënyra si braktisi skuadrën ishte vendimi i duhur apo jo. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, u shpreh tekniku TroppMoller.

Kujtojmë se deri më tani, Eintracht i ka refuzuar ofertat e Parisit ndërsa Kolo Muani ka një kontratë që e lidhe me gjermanët deri në vitin 2027, ndaj situata nuk është edhe aq e thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat