Dorëzohet në ditën e tretë të grevës së urisë, përfuundon në spital

Futboll

Dorëzohet në ditën e tretë të grevës së urisë, përfuundon në spital

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 19:31
Nëna e Rubialesit

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është në “ciklonin” e opinionit sportiv në Spanjë pas asaj puthje me futbollisten Jennifer Hermoso në finalen e Kupës së Botës për femra.

Teksa të gjithë kërkojnë shkarkimin e tij, nëna e Rubialesit ndërmori një akt ekstrem duke nisur grevën e urisë në një kishë pranë Malagës.

Angeles Bejar kërkonte drejtësi për djalin e saj duke pretenduar se ai nuk mund t’i bëjë keq askujt.

Por, teksa ishte në ditën e tretë të grevës, fuqitë duket se e kanë braktisur dhe nga Spanja bëjnë të ditur se ajo është dërguar në spital pasi kishte nevojë për ndihmë të specializuar.

Nga ana tjetër, Rubiales është përpjekur në më shumë se një rast që ta bindë mamanë e tij t’i japë fund grevës së urisë dhe mbetet për t’u parë tashmë nëse Angeles do të rikthehet sërish të protestojë në këtë formë ekstreme pasi të lërë ambientet e spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat