Bare: Kemi “oreks” dhe dëshirë për të fituar

Futboll

Bare: Kemi “oreks” dhe dëshirë për të fituar

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 19:44
Bare

Keidi Bare e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon teksa është aktivizuar si titullar me Espanyol në dy nga tre ndeshjet e para të LaLiga2.

Madje, në sfidën e fundit fieraku ishte vendimtar pasi dhuroi asistin e golit të vetëm të katalanasve në triumfin ndaj Mirandes në transfertë.

Së fundmi, Bare shprehet i lumtur për këtë start të sezonit ndërsa shtoi se tifozët janë një mbështetje e madhe për skuadrën duke e ndihmuar të marrë maksimumin, sidomos në fushën e tyre.

“Shpresoj të vazhdoj kështu edhe përgjatë sezonit, jam duke u stërvitur fort dhe po i bëj gjërat mirë.

Këto tre javë gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk është e lehtë të fitosh ndeshjet në LaLiga2. Këtu çdo kundërshtar mund të të hapë probleme.

Deri tani ia kemi dalë mirë dhe kemi pësuar pak gola që është shumë e rëndësishme në një kampionat si ky. Mund të përmirësohemi edhe më shumë, por e rëndësishme është që kjo skuadër ka “oreks”, ambicie dhe dëshirë për të fituar.

Tifozët janë lojtari jonë i 12-të. Na shtyjnë shumë në çdo ndeshje dhe ne kemi shumë dëshirë të luajmë kur kemi një stadium të mbushur. Janë aty gjithmonë për ne, ndjehemi krenar për ata”, u shpreh Bare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat