Chelsea tenton edhe një goditje të fundit

Futboll

Chelsea tenton edhe një goditje të fundit

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 20:46
Manchester City

Chelsea nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe në orët e fundit të saj do të tentojë një tjetër goditje.

Këtë herë nën shënjestrën e “Bluve të Londrës” ka përfunduar lojtari i Manchester City, Cole Palmer.

21-vjeçari i formuar në akademinë e “The Citizens” e nisi sezonin si titullar madje shënoi dy gola në dy finale, atë ndaj Arsenal në Community Shield dhe ndaj Sevillas në Superkupën e Europës.

Por, në ndeshjet e para të Premier League, trajneri Pep Guardiola e ka rikthyer në stol dhe anësori është i hapur drejt alternativave të tjera.

Sipas mediave britanike, trajneri i Chelseat, Mauricio Pochetino është një “fans” i djaloshit dhe është pikërisht argjentinasi iniciatori i kësaj tratative në merkato, lëvizje kjo e cila nëse konkretizohet do t’i kushtonte arkave të klubit londinez të paktë 45 milionë paund.

Mbetet për t’u parë nëse koha në dispozicion do të jetë e mjaftueshme për ta mbyllur me sukses këtë operacion që do ta dërgonte Palmer në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat