Kryeziu vazhdon me FC Prishtinën

Futboll

Kryeziu vazhdon me FC Prishtinën

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 21:13
Leotrim Kryeziu

Sulmuesi Leotrim Kryeziu e ka vazhduar kontratën me klubin e futbollit Prishtina deri në vitin 2025.

“FC Prishtina dhe Leo e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kryeziu pjesë e Prishtinës është që nga viti 2021, teksa me skuadrën tonë i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin tonë”, njofton FC Prishtina.

Skuadra më e troefshme në vend aktualisht është lider me 7 pikë pas tri jave të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat