Talenti i Arsenalit zyrtarizohet të Monaco

Futboll

Talenti i Arsenalit zyrtarizohet të Monaco

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 21:34
Folarin Balogun

Klubi nga Ligue 1, Monaco ka konfirmuar se kanë blerë yllin e Kombëtares amerikane, Folarin Balogun nga Arsenali për një shumë rreth 40 milionë euro

Monaco e zyrtarizoi marrëveshjen e arritu për 40 milionë këtë të merkure dhe konfirmoi që ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

22 vjeçari pati një sezon të mirë në Reims të Francës më 2022/23 dhe shënoi 22 gola për skuadrën nga Ligue 1.

Ai largohet nga Londra Veriore pas tri viteve ku kishte bërë 10 paraqitje për skuadrën seniore.

Monaco për momentin janë në vendin e parë në Ligue 1 me shtatë pikë nga tri ndeshje. Ata do të përballen me Lens këtë të shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat