Dramë në shtetin e rajonit, trajneri u rrëzua në fushë, mjekët ia shpëtuan jetën

Futboll

Dramë në shtetin e rajonit, trajneri u rrëzua në fushë, mjekët ia shpëtuan jetën

Nga: K.G. Më: 30 gusht 2023 Në ora: 22:19
Goran Stankoviq

Trajneri slloven Goran Stankoviq (43 vjeç) u rrëzua në tokë pas ndeshjes mes skuadrës së tij Bistrica me Nafta-n.

Pas ndeshjes, Stankoviqin e ka kapur shtrëngimi i gjoksit dhe është rrëzuar përtokë dhe jetën ia shpëtuan mjekët pas ndërhyrjes urgjente.

Stankoviq, ish-trajneri i Olimpisë së Lubjanës dhe aktualisht drejton skuadrën e kategorisë së dytë sllovene, Bistrica.

Klubi i tij bëri të ditur se trajneri është në gjendje stabile dhe se do të qëndrojë për disa ditë në spitalin e Mariborit për të kryer të gjitha analizat.

Siç raportojnë mediat sllovene, gjendja shëndetësore e Stankoviqit është inkurajuese, ku mjekët kanë arritur që të parandalojnë me kohë më të keqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat