Januzaj nuk ka vend te Sevilla, huazohet sërish në Stamboll

Futboll

Januzaj nuk ka vend te Sevilla, huazohet sërish në Stamboll

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 23:39
Pamje nga një ndeshje

Adnand Januzaj do të vijojë karrierën në Turqi.

Sulmuesi belg me origjinë nga Kosova nuk bën pjesë në planet e Sevillas, që ka arritur marrëveshjen për një huazim një vjeçar me klubin nga Stambolli, Basaksehir.

Edhe në gjysmën e dytë të sezonit që lamë pas, Januzaj ishte pjesë e Basaksehir, por u rikthye në verë te Sevilla, ku gjithsesi nuk ia doli të bindë trajnerin Mendilibar për t’i garantuar një vend në organikë.

Tanimë Jonuzaj 28-vjeçar pritet të zbarkojë në Stamboll, ku do të kryejë ritualin e testeve mjekësore, para se të nisë stërvitjen me klubin e Basaksehir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat