Dita e ndeshjes: Ballkani luan te BATE Borisov, kërkon të rishkruajë historinë në Evropë

Futboll

Dita e ndeshjes: Ballkani luan te BATE Borisov, kërkon të rishkruajë historinë në Evropë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 08:36
Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani kërkon të rishkruaj historinë në futbollin evropian, duke kërkuar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, në ndeshjen kthyese ndaj BATE Borisov.

Ballkani do të luajë në udhëtim te klubi bjellorus në kuadër të ndeshjes kthyese të vlefshme për fazën “play-off” në Ligën e Konferencës.

Megjithatë, për shkak të sanksioneve evropiane për bjellorusët ndeshja do të zhvillohet në Hungari, në “Varosi Stadion” me fillim nga ora 20:00.

Ekipi i Ilir Dajës ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të thellë 4-1 dhe synon ta konfirmoj këtë fitore për të siguruar kualifikimin.

Kalimi në grupet e Ligës së Konferencës do të ishte histori në vete për klubin nga Kosova, pasi do të ishte për herë të dytë radhazi, pas sezonit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat