Kanatllarovski: Shpresoj se do të vazhdojmë me ndeshjet e mira dhe rezultatet pozitive

Futboll

Kanatllarovski: Shpresoj se do të vazhdojmë me ndeshjet e mira dhe rezultatet pozitive

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 11:41
Kanatllarovski

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 këtë vit në ndeshjen hapëse në kuadër eliminatoreve për kualifikim në KE të vitit 2025 do të luaj kundër Suedisë në transfertë. Ndeshja në program është me datë 8 shtator në Jençeping, me fillim në ora 18:00.

Katër ditë më vonë në Qendrën Stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, me fillim në ora 15:30 do të mirëpresim favoritin e grupit, kombëtaren e Holandës.

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Dragan Kanatallarovski, ka komentuar rreth listës së futbollistëve të ftuar, duke ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

“Fillojnë eliminatoret për kualifikim në KE 2025. Në periudhën paraprake jemi përgatitur shumë mire, ashtu që me shumë vëmendje dhe me padurim e presim fillimin e këtyre kualifikimeve. Në listë bëjnë pjesë futbollistët të cilët vitin e kaluar kanë treguar më shumë kualitet dhe në vazhdimësi kanë luajtur mirë.

Futbollistë që kanë qenë standardë si në kombëtare ashtu edhe në klubet e tyre dhe mund të them se me meritë bëjnë pjesë në këtë listë.

Shpresoj që të vazhdojmë në të njëjtin ritëm, duke treguar lojëra të mira dhe se do të arrijmë  suksese pozitive në këto kualifikime.

Futbollistët patjetër duhet të besojnë te vetja, duhet të jenë gati të luftojnë dhe të japin më të mirën për fanellën kombëtare”.

“Fillimisht duhet të fokusohemi në ndeshjen e parë, në transfertë kundër Suedisë.

Kemi pasur mjaftueshëm kohë për të analizuar formacionin e Suedisë dhe mënyrën e lojës së tyre.

Është mirë kur mundesh ta njohësh lojën e kundërshtarit, mirëpo edhe më mirë është kur njeh vetveten dhe kualitetet tua.

E shfrytëzuam vitin e kaluar që të laujmë sa më shumë ndeshje dhe të përgatitemi sa më mirë për sfidat që nap resin në këto eliminatore. Kemi zhvilluar 12 ndeshje kontrolluese, përmes të cilave jemi njohur shumë mirë me karakteristikat e gjithë lojtarëve tanë, duke përcaktuar në këtë mënyrë edhe formacionin dhe taktikat për ndeshjet e ardhshme”.

“Mund të them se funksionojmë shumë mirë si skuadër, shpresojmë se do të vazhdojmë trendin e lojrave pozitive dhe rezultateve edhe në ndeshjet e para të këtij cikli kualifikues. Në ndeshjet kundër Suedisë dhe Holandës duam që të fitojmë sa më shumë pikë, ndërsa gjithsesi do të ishim shumë më të lumtur nëse do të fitonim të gjitha 6 pikët”.

“Kemi një grup cilësor futbollistësh të rinj, por lirisht mund të them tashmë të dëshmaur si në përfaqësuese, ashtu edhe në klubet e tyre. Do të donim të përsërisnim suksesin e vitit 2017 dhe kualfikimin në Europianin në Poloni. Këta futbollistë nuk janë vetëm talent, por edhe futbollistë mirë të ndërtuar.

Ky është mendimi im, nëse dëshirojmë të kemi sukses, duhet patjetër të besojmë tek vetvetja, të jemi të përgatitur për luftë dhe të funksionojmë si kolektiv, ky është mendimi im”.

Grumbullimi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë është caktuar për datë 3 shtator në ora 12:00 në Hotel Park në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat