​Nëna e Rubiales shtrohet me urgjencë në spital

Futboll

​Nëna e Rubiales shtrohet me urgjencë në spital

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 12:00
Nëna e Luis Rubiales

Nëna e Luis Rubiales është dërguar me urgjencë në spital në ditën e tretë të grevës së urisë në të cilën hyri si reagim kundër, siç ka thënë ajo, keqtrajtimit që po i bëhet djalit të saj në lidhje me skandalin e puthjes së tij me futbollisten spanjolle, Hermoso.

Angeles Bejar, hyri në grevë urie në një kishë në Motril, në jug të Spanjës. Siç ka thënë një prift për mediat spanjolle, ajo ka pësuar një sulm paniku.

“Angeles u dërgua me urgjencë në spitalin Sant Ana pasi pësoi një sulm paniku. Këmbët i ishin fryrë dhe ankohej se ishte e lodhur. Prej tre ditësh Bejari ka pirë vetëm ujë dhe pije izotonike.”, ka thënë prifti.

Nuk dihet nëse ajo do të vazhdojë grevën. Por prifti nga Motrili ka deklaruar se ajo nuk do të kthehet në kishe, edhe nëse shërohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat