Silvinjo merr talentin që siguroi grupet e Championsit

Futboll

Silvinjo merr talentin që siguroi grupet e Championsit

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 12:18
Muja

Silvinjo merr talentin që siguroi grupet e Championsit!

Arbnor Muja është pjesë e Kombëtares kuqezi dhe lajmi tashmë është zyrtarizuar nga kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka përgëzuar Mujën për suksesin në Europë.

Antuerp arriti të kalonte mbrëmjen e djeshme në grupet e Championsit, teksa pas pak ditësh, Muja do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet kundër Çekisë dhe Polonisë.

“Një foto me talentin kuqezi, Arbnor Muja i cili do të na përfaqësojë në UEFA Champions Leahue në sezonin e ri me skuadrën e tij belge të Antuerp. Kënaqësi që Arbnorin gjithashtu e kemi qytetarin më të ri të Lushnjës”, shkruan kryebashkiakja Sefa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat