Allegri zyrtarizon sulmin bardhezi

Futboll

Allegri zyrtarizon sulmin bardhezi

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 13:03
Allegri

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka folur për skuadrën në prag të ndeshjes që bardhezinjtë do të luajnë të dielën ndaj Empoli.

Ai sqaroi se dyshja e sulmit do të jetë Vlahoviq - Chiesa, duke mbyllur çdo mundësi të largimit apo afrimit të ndonjë lojtari tjetër në sulm.

“Aktualisht jemi të kompletuar, nuk duam askënd tjetër. Kemi Vlahovic që vjen nga një sezon i vështirë dhe mund të bëjë më mirë se vjet.

Po ashtu është Chiesa, që gjithashtu vjen nga një dëmtim dhe është si një lojtar i ri për ne”, u shpreh Allegri për DAZN.

Vlahoviq erdhi tek ne me nje presion të madh, pasi kaloi nga Fiorentina te Juventus. I duhet dhënë pak kohë për të qenë ai i dikurshmi, pasi ka cilësi të jashtëzakonshme.

Duhet të përmirësohet në lojën me grupin dhe mendoj se është më mirë fizikisht këtë vit, ndaj do të na ndihmojë”, tha Allegri.

Duke folur për mesfushën, trajneri bardhezi ndalet te Pogba e Rabiot. “Paul, për momentin, jam i kënaqur që mund ta aktivizoj 20-30 minuta. Është lojtar që mund të ndryshojë ekuilibrat e ndeshjes. Rabiot është fantastik, ka një motor ndryshe nga të tjerët dhe ka mësuar të shënojë. Është  më i pjekur dhe i rëndësishëm për Juven”, tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat