Kush janë emrat e rinj në listën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit?

Futboll

Kush janë emrat e rinj në listën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit?

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 13:32
Kosova

Kush janë emrat e rinj në listën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit?

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë muajin e ardhshëm dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të jenë nikoqirë të Zvicrës më 9 shtator, kurse pas tre ditësh do të luajnë në udhëtim ndaj Rumanisë.

Përzgjedhësi Primoz Gliha publikoi sot listën me emrat e 27 futbollistëve të ftuar për këto ndeshje, teksa ka edhe emra të rinj.

Meriton Korenica, Andi Hoti, Altin Zeqiri, Ismajl Beka dhe Valon Zumberi janë emrat e rinj në listë – të ftuar për herë të parë nga Kombëtarja A.

Kreshnik Hajrizi është ftuar gjithashtu. Edhe për të do të jetë mundësia që për herë të parë të luajë ndeshje zyrtare. Ai numëron një ndeshje me ekipin e parë të Kosovës, por në miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat