BATE Borisov-Ballkani, formacionet zyrtare

Futboll

BATE Borisov-Ballkani, formacionet zyrtare

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Ballkani është me një këmbë tashmë më fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, por sot do t’i luajë edhe 90 minutat finale ndaj skuadrës nga Bjellorusia, BATE Borisov.

Kampioni i Kosovës mori një fitore të thellë një javë më parë në “Fadil Vokrri” duke triumfuar me rezultat 4-1, andaj shihet si favorit absolut për të vazhduar tutje.

Përkundër avantazhit të thellë, trajneri Ilir Daja ka thënë se pret përkushtim të madh të lojtarëve edhe në ndeshjen e dytë në mënyrë që gjithçka të shkojë ashtu siç është planifikuar.

Ky ballafaqim do të zhvillohet nga ora 20:00 dhe do të zhvillohet në Hungari, për shkak se Bjellorusia e ka të ndaluar t’i zhvillojë ndeshjet në tokën e saj për shkak se i dha përkrahje invazionit rus në Ukrainë.

Këto janë formacionet zyrtare:

BATE: Kudravets, Nechaev, Martynov, Khadarkevich, Bane, Jimoh, Volkov, Bacharav, Grechikho, Laptev, Kontsevoi.

Ballkani: Koliqi, Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Korenica, Kuc, Zyba, Tolaj, Gripshi, Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat