Laçi me trajner të ri

Futboll

Laçi me trajner të ri

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 20:15
Skerdi Bejzade

Skerdi Bejzade është trajneri më i ri i Laçit. 48-vjeçari do të marrë drejtimin e kurbinasve që në javën e dytë të Abissnet Superiore, pas shkarkimit të Stavri Nicës pas barazimit 3-3 në shtëpi përballë Erzenit.

Nica erdhi në fundin e sezonit të kaluar, por vetëm një ndeshje mjaftoi që të gjente shkarkimin me klubin që vjet e mbylli në vendin e pestë me 5-të me 48 pikë.

Bejzade gëzon një karrierë të shquar futbollistike në Shqipëri dhe jashtë vendit, por që prej vitit 2010 punon si trajner ku ka pasur eksperienca të ndryshme me Kamzën si trajner por edhe si drejtor teknik dhe së fundmi ka qenë në krye të Arminia Hannover në Gjermani.

Skuadrën e ligave të ulëta gjermane Bejzade e ka drejtuar për 65 ndeshje, ku ka regjistruar 22 fitore, 14 barazime dhe 29 humbje.

Në këtë mënyrë, Bejzade do të nisë menjëherë punën me skuadrën e Laçit dhe debutimin në stolin e kurbinasve do ta bëjë ndaj ish-skuadrës së tij të Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat