Nëna e presidentit të Federatës së Spanjës ndërpret grevën e urisë!

Futboll

Nëna e presidentit të Federatës së Spanjës ndërpret grevën e urisë!

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 23:26
Ángeles e Rubiales

Nëna e presidentit të Federatës së Spanjës ndërpret grevën e urisë!

Ángeles Béjar, nëna e Luis Rubiales, i dha fund grevës së urisë, të cilën ajo e kishte nisur të hënën, në shenjë proteste kundër akuzave që po i bëhen djalit të saj, president i Federatës Spanjolle të Futbollit, për ngacmim seksual ndaj Jenni Hermosos, lojtare e kombëtares femrave, e saposhpallur kampione e Botës.

Informacioni po bëhet i ditur nga shtypi spanjoll, i cili citon një burim të afërt me familjen. Ángeles Béjar është tashmë në shtëpi, pasi ka kaluar natën në spital në ditën e tretë të grevës së urisë.

Ángeles Béjar ishte e gatshme të “vdiste për djalin e saj”, në shenjë proteste ndaj rastit të ngacmimit seksual të pretenduar nga presidenti i Federatës Spanjolle (RFEF) ndaj Jenni Hermosos, lojtare e kombëtares së femrave, pas finales së Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat