​Chelsea nënshkruan me Cole Palmer

Futboll

​Chelsea nënshkruan me Cole Palmer

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 11:01
Cole Palmer

Chelsea ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Cole Palmer nga Manchester City.

Palmer ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare me “Blutë” e Londrës dhe do të bashkohet me skuadrën e Mauricio Pochettinos përpara ndeshjes së Premier Ligës kundër Nottingham Forest.

Lojtari u shpreh shumë i lumtur që është bashkuar me Chelsean, derisa ka thënë se do të jap maksimumin për të treguar talentin e tij, përcjellë KosovaPress.

“Jam i emocionuar për të filluar këtë aventurë. Jam bashkuar me Chelsean sepse projekti këtu tingëllon mirë dhe për shkak të platformës do të duhet të përpiqem të shfaq talentin tim. Është një skuadër e re dhe e uritur dhe, shpresojmë, ne mund të bëjmë diçka të veçantë këtu”, ka thënë Palmer.

Palmer iu bashkua akademisë së Manchester City në U-8 dhe kaloi në radhët e të rinjve në klub. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat