Manaj: Dua Europianin ose Botërorin me Shqpërinë

Futboll

Manaj: Dua Europianin ose Botërorin me Shqpërinë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:00
Rey Manaj

Rey Manaj foli për karrierën e tij si futbollist profesionist ndau disa nga synimet e tij për të ardhmen për “Digital Journal.”  26-vjeçari luan si sulmues për klubin turk Sivasspor dhe kombëtaren shqiptare.

Motivimet e përditshme si futbollist: “Normalisht kam nevojë për motivim në karrierën time. Më pëlqen të përcaktoj synimet e mia për sezonet, të cilat mund të jenë gola, por mbi të gjitha obvjektivat ekipit.”

Pasioni i tifozëve: “Gjëja që e bën futbollin më të bukur për mua është pasioni i tifozëve, dashuria që të japin pasi shënon një gol, respekti dhe mbështetja e tyre.

Edhe takimi me fansat që duan të bëjnë foto, ky është një emocion që nuk mund të përshkruhet me fjalë.”

Këshilla e Manajt për të rinjtë: “Këshilla më e mirë që mund t’u jap të rinjve është të dëgjojnë prindërit e tyre dhe së dyti, mos mendoni vetëm për paratë, duhet të jeni të pasionuar dhe të doni atë që bëni, kjo është gjëja kryesore.”

Përvoja me Sivasporin: “Sapo kam nënshkruar për një ekip të ri, jam gati dhe më i përkushtuar se kurrë.
Dua që jeta të jetë aq e mirë sa mund të jetë dhe të siguroj që fëmijët dhe familja ime të kenë një jetë më të mire.”

Momenti më krenar në futboll: “Mendoj se momenti më i mirë i karrierës sime deri më tani ishte ndeshja ime e parë duke luajtur për Barcelonën dhe duke shënuar një “hat-trick” (tregolësh), por shpresoj të përmbush ëndrrën time për të luajtur një Botëror ose Kampionatin Evropian me Shqipërinë.”

Epoka dixhitale: “Ashtu si çdo gjë, ka avantazhe dhe disavantazhe. Ka avantazhe të mëdha për sa i përket njohurive dhe sponsorizimit, dhe nga ana tjetër mediet sociale mund të jenë shumë false. Mundohem ta përdor sa më pak dhe vetëm për futboll".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat